“Louvre” po konsideron mbylljen e muzeut përsëri prej mbipopullimit

Punonjësit e Louvre-it në Paris po konsiderojnë mbylljen e muzeut për të dytën herë brenda një jave si pasojë e mbipopullimit turistik.

Muzeu më i vizituar në botë u mbyll të hënën pasi punonjësit u ankuan se ishin ngacmuar nga turistët që prisnin të shihnin Mona Lisën.

Pierre Zinenberg, një punonjës i Louvre-it dhe përfaqësues i sindikatës,  tha për The Associated Press të martën, se puna rinovuese rreth kryeveprës së Leonardo da Vinçit ka çuar në probleme organizative dhe radhë të gjata njerëzish.

Ai vuri në dukje se numri i stafit është zvogëluar gjatë dekadës së kaluar ndërkohë që numri i vizitorëve është rritur me 20%.

Zinenberg tha se një takim të mërkurën herët do të vendos nëse menaxhmenti i Louvre-it i ka zgjidhur problemet ose nëse muzeu do të mbyllet përsëri atë ditë. Muzeu është i mbyllur çdo të martë.

Burimi: Bloomberg

SHKARKO APP