Lufta ndaj Covid-19, shkencëtarët thonë që ushqimeve t’i shtohet vitamina…
Shkencëtarët në Britani, kërkojnë që autoritetet të shtojnë vitaminë D në ushqimet masive si buka dhe qumështi, për të ndihmuar në luftën kundër Covid-19.
Nivelet e ulëta të vitaminës D, e cila prodhohet nga trupi i njeriut si reagim ndaj dritës së diellit, mund të shtojë rrezikun e prekjes nga koronavirusi ose të vuajtjes së pasojave më të rënda nga sëmundja, sipas disa studimeve.
Javën e kaluar studiues në Spanjë zbuluan se 82% e pacientëve të koronavirusit nga rreth 216 të shtruar në spital, kishin nivele të ulëta të vitaminës D. Por ka gjithashtu studime të tjera që thonë se nivelet e vitaminës D nuk kanë efekt te Covid-19, gripi apo sëmundje të tjera respiratore.
Defiçenca e vitaminës D shkakton probleme të kockave te fëmijët dhe osteomalaci te të rriturit. Autoritetet britanike në 10 vjetët e fundit kanë refuzuar thirrjet e grupeve mjekësore për shtim të vitaminës D te ushqimet bazë si qumështi, buka e lëngu i portokallit, edhe kjo praktikohet në vende të tjera si Finlanda, Suedia, Australia e Kanada.