Lumturia në kohë Covid-i, raporti: Kosova më mirë se Shqipëria
Edhe në këtë kohë të pandemisë nga Covid-19, Finlanda është vendi më i lumtur në botë. Paçka mungesës së theksuar të diellit dhe temperaturat që gjatë gjithë dimrit shkojnë shumë poshtë zeros, vendi skandinav për të disatën herë kryeson renditjen e raportit World Happiness i realizuar nga instituti prestigjioz Gallup.
Raporti merr parasysh indikatorë shumë të ndryshëm social, ekonomik dhe kulturorë, por një nga faktorët më të rëndësishëm ka të bëj me nivelin e vetëbesimit të opinionit publik mbi institucionet e vendit, qeverisjes, po ashtu edhe solidaritetit social.
Po në rajon? Vendi më i lumtur duket Kosova. Ajo renditet në vend të 31-të, më lartë se vende si Polonia dhe Japonia, por edhe se Serbia e vendit të 42-të. Më larg ndodhet Shqipëria në këtë renditje e 65-ta. Vendi më i palumtur? Sipas raportit është Zimbabwe.