Macron shfaqet me golf të zi. Cili është mesazhi i fshehtë?

Zakonisht Emmanuel Macron vishet me “uniformën” e një bankieri të ri të sapo bërë politikan; kostum i zi pas trupi, xhaketë jo plotësisht të mbërthyer, pak të lirshme te mëngët.

Megjithatë, ka raste që bën edhe përjashtime. Por, ajo që ka marrë vëmendje së fundmi, është veshja e Macron këtë të martë, me golf dhe xhaketë. Komentet ishin të shumta. Disa kanë “luajtur” me domethënien, duke hedhur një sërë hipotezash, e më pas duke arritur në konkluzionin se thjesht ka pasur ftohtë.

Por, ky rast, për disa solli në vëmendje presidentin francez Georges Pompidou, i cili ka veshur i pari golf gjatë një takimi, për të treguar një sjellje të dekontraktuar, pra një qëndrim komod. Po ashtu, “zërat” në media e veçanërisht në twitter, e analizojnë si një veshje që në histori, liderat e ndryshëm në botë, e kanë veshur për të treguar një qëndrim të majtë.

Ka edhe nga ato komente, të cilat veshjen e Macron e cilësojnë thjesht si një mënyrë për të tërhequr vëmendjen dhe për t’u diferencuar. Një teori tjetër thotë se veshja me golf dhe xhaketë është një mënyrë për t’ju bërë homazh shpirtrave të literaturës së viteve ’70.

Po ashtu, golfi është cilësuar edhe si një mënyrë për “t’u bërë njësh” me shpirtrat inovativë, ata që gjithmonë janë të veçantë dhe dallohen nga të tjerët, si përshembull, Steve Jobs.

/ SCAN

SHKARKO APP