Mahnitëse, pishina e parë me pamje 360 gradë në majë të rrokaqiellit

Pishinat prej xhami në lartësitë e mëdha po bëhen trendi i fundit arkitektural në Londrën qendrore.

Dhe një firmë ka projektuar pishinë e parë në botë 360 gradë që di vendoset në majë të një rrokaqielli 55-katëshe dhe të lartë 200 metra të quajtur Infinity London.

Pishina prej 600 mijë litrash përmban pamje anësore akrilike dhe një dysheme transparente. Në këtë mënyrë njerëzit që ndodhen poshtë mund të shohin njerëzit duke notuar shumë lart.

Pishina dhe ndërtesa janë zhvilluar nga kompania Compass Pools me bazë në West Sussex.

Pishina është bërë nga akrilik në vend të qelqit, pasi ky material transmeton dritë në një gjatësi vale të ngjashme me ujin kështu që pishina do të duket krejtësisht e qartë, tha firma.

Notuesit do ngjiten përmes një shkalle spirale në derën e një nëndetëse, që ngrihet nga dyshemeja e pishinës kur dikush dëshiron të hyjë brenda apo të dalë jashtë.

Në ndërtesë është vendosur një anemometer për të monitoruar shpejtësinë e erës. Kjo është e lidhur me një sistem kompjuterik për të siguruar që uji në pishina të qëndrojë në temperaturën e duhur dhe që uji të mos derdhet poshtë në rrugë.

Ndërtimi në Infinity London mund të fillojë që në vitin e ardhshëm nëse bien dakord të gjithë partnerët dhe kontraktorët.

Compass Pools tha se do të ketë një hotel me pesë yje në katet e sipërme dhe pishina do të përdoret nga klientët e saj.

SHKARKO APP