Majko: Kur flas për Moikom Zeqon kujtoj grupin më të mirë që PS ka pasur

“Ishte jo vetëm një politikan i mirë, por një njeri i mirë.”. Kështu deklaron ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko për Moikom Zeqon, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë nga një sëmundje e rëndë. Pasi shkroi disa përjetime në librin e vendosur për të pranishmit në homazhet që po mbahen Muzeun Historik Kombëtar, në një prononcim për “News24” Majko pohoi se Zeqo për të do të mbetet gjithmonë një mik.

Për mua ai mbetet shok, mik. Është pjesë e asaj kur flasim për grupin parlamentar të PS, kam në mendje grupin më të mirë që kemi pasur grupin 91-96. Ai ishte ndër më të veçantit e atij grupi. Se them se është rasti, por ai i tillë ishte. Jo vetëm ishte një politikan i mirë, por një njeri i mirë”,- tha Majko.

SHKARKO APP