Majlinda Bregu flet për dasmën e saj: Peripecitë nuk kishin të mbaruar

Majlinda Bregu tashmë është në detyrën e Sekretares së Përgjithshmë të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Mbrëmjen e djeshme ajo është ”zhveshur” për pak çaste nga postura politike dhe ka treguar për publikun disa nga detajet lidhur me ditën më të rëndësishme të jetës, dasmën e saj. Dasma e ish-deputetes përkoi me vitet e luftës në vendin tonë. Majlinda Bregu dhe partneri i saj u martuan në vitin ’97 dhe ish-deputetja demokrate nuk ka nguruar të zbulojë disa detaje nga ajo ceremoni.

“Kur jam bërë nuse, kam veshur dy fustane, sepse kështu ishte koha. Dasma niste që të premten dhe vazhdonte deri të dielën”-u përgjigj Bregu pyetjes së fëmijëve teksa ishte e ftuar në emisionin ”Në Kurthin e Piter Pan”.

Nga ana tjetër, ajo ka thënë se: ”E mbaj mend si një ditë të lodhshme, sepse kishim marrë një apartament me qira që po e mobilonim asokohe por e kam shijuar e jam argëtuar pa fund. Të premten festova me shoqërinë, të shtunën me familjen time dhe të dielën me familjen e bashkëshortit por pati edhe makina të vjedhura ato ditë, edhe të dasmorëve, edhe të krushqëve. Pati edhe përmbytje të makinës pasi dasma përfundoi. Pati shumë peripeci”,-ka thënë mes të tjerash Bregu

SHKARKO APP