Majlinda Bregu, në krah të Ramës dhe Vuçiçit në Durrës (VIDEO)
Ish-deputetja e PD-së, Majlinda Bregu është shfaqur këtë të shtunë në krah të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçic si edhe kryeministrave Zaev dhe Rama, gjatë një vizite në zonat e dëmtuara nga tërmeti në Golem të Durrësit. Bregu është drejtuesja aktuale e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, një institucion i Bashkimit Europian për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor. Në fund të vizitës në këto zona, Bregu u takua përzemërsisht edhe nga ministri Blendi Klosi duke treguar kështu se i kanë tejkaluar rivalitetet politike. Duhet theksuar se Bregu u mbështet nga qeveria aktuale për të marrë drejtimin e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.