Makinat autonome – Kanadaja i dhuron BlackBarry-t 40 mln USD për zhvillimin e tyre

Qeveria kanadeze ka vendosur t’i dhurojë BalckBerry një fond prej 40 milionë dollarësh për ta ndihmuar në zhvillimin e makinave autonome.

Kompania, e cila ka vënën në dispozicion të kësaj iniciative 300 milionë dollarë nga fondet e veta, pritet të krijojë 800 vende punë në dekadën e ardhshme në kampusin e BlackBerry në periferi të Kandasë, në Otava.

Udhëheqësi i smartphon-ëve fillimisht po punon me një softuer të avancuar për automjetet autonome dhe do të përdorë paratë e ofruara nga shteti për zhvillimit e tij dhe për trajnimin e stafit. Ndërkohë, sipas BlackBerry, softueri i tij QNX tashmë është në miliona makina.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa, kryeministri, Justin Trudeau tha se kjo nismë është një tregues i qartë që qeveria ka mbështetjen e kompanive teknologjike kanadeze që duan të udhëheqin një ‘ekonomi të re.’

Swiss Digital Mobile Reklama

Trudeau shtoi më tej se qeveria e tij do të mbështesë kompanitë e mëdha dhe të vogla që kërkojnë të ndërmarrin ‘rreziqe’ në në kërkim të rritjes dhe transformimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?