“Mali” shpallet për herë të pestë njeriu më i fortë në Evropë

Ylli i serialit “Game Of Thrones”, Hafthor Julius Bjornsson ose i quajtur ndryshe “Mali”, është shpallur njeriu më i fortë në Evropë për të pestin vit radhazi.

Ai përmbushi një seri sfidash fizike drejtpërdrejt nga arena në Leeds.

Bjornsson arriti të ngrinte 350 kg në dead lift.

Sfidat e tjera që ai realizoi me sukses ishin rrotullimi i gomës, apo mbajtja me zinxhirë e “shtyllave të Herkulit”.

Pasi mori titullin, Bjornsson falenderoi skuadrën e tij, që e ndihmoi të realizonte të gjitha sfidat.

Ai u shpreh:

Një falenderim i madh shkon për familjen time, gruan time të bukur dhe të gjithë miqtë që më mbështetën. Kam punuar prej kohësh për t’u përgatitur për këtë kompeticion. Unë mund të ngre deri në 1000 pounds, që janë të barabarta me 453 kg. Më duhet të ha çdo dy orë që të mbaj trupin në formë.

 

SHKARKO APP