Manastiri i Shën Vlashit hap dyert, mbi 150 persona të strehuar nga Durrësi
I madh e i vogël prej ditësh po mundohet të kontribuojë në mënyra të ndryshme si një përpjekje modeste për të ndihmuar sadopak banorët e prekur nga tërmeti vdekjprurës që tronditi Shqipërinë mëngjesin e së martës.
Një përpjekje e tillë vjen edhe nga Rinia Orthodhokse e Tiranës, e cila ka marrë nismën për të ndihmuar rreth 150 persona të cilët po strehohen aktualisht në manastirin e Hirshëm të Shën Vlashit Durrës.
Njoftimi
Respekt dhe mirënjohje maksimale për këdo që na u bashkua edhe në nismën e Rinisë Orthodhokse të Tiranës për të ndihmuar rreth 150 persona të cilët po strehohen aktualisht në manastirin e Hirshëm të Shën Vlashit Durrës, i cili ka hapur dyert për të strehuar qytetarë të Durrësit, për shkak se banesat e tyre janë shkatërruar, apo ndodhen në rrezik dhe janë klasifikuar si të pabanueshme prej 3 ditesh.
Ushqime, veshmbathje, ilaçe si dhe vlerat monetare të dhuruara, kanë shkuar në Manastir dhe janë vënë në dispozicion të njerëzve në këto situata shumë të vështira.
Të dashur besimtarë dhe kushdo tjetër që e lexon këtë njoftim:
Ju sigurojmë se nga dhuratat që keni ofruar NUK do të humbasë asgjë!
Të gjitha janë strukturuar që të përfundojnë ashtu siç njoftohet kur bëhet thirrje për ndihmë.
Një ekip i tërë klerikësh, punonjësish, studentë të Teologjisë dhe vullnetarësh, po punojnë me përkushtim dhe vetëmohim për t’iu qëndruar sa më pranë këtyre njerëzve.
Fotot janë shkëputje nga përpjekja e ditës së sotme!
Zoti bekoftë këdo që jep dashuri dhe solidarizohet në këto ditë të vështira.
(Raportoi: Jani Meni 0692068468)
(Kosta Shtuni 0696975820)