Maqedonia e Veriut pret datë për negociatat, ja çfarë tha Presidenti nga Vjena

Qytetarët e Maqedonisë janë në pritje të datës së fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE. Nuk ka asnjë alternativë tjetër për udhëheqjen e shtetit dhe besojnë në mbështetjen e shteteve anëtare.

“Maqedonia i ka përmbushur pothuajse të gjitha parakushtet për fillimin e negociatave. Stabiliteti i të gjithë rajonit është i lidhur drejtpërdrejt me proceset e integrimit evropian, ndërsa Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës po aq e rëndësishme për projektin e një Evrope të bashkuar siç është për vendet themeluese”, tha Presidenti Stevo Pendarovski në një konferencë për shtyp në Vjenë pas takimit me Presidentin e Austrisë Aleksander Van der Bellen, i cili në takim me Pendarvoskin e riafirmoi mbështetjen austriake për proceset tona euro-integruese, ku theksoi se vendit tonë meriton të jepet një datë fillimi për negociata para pranimit.

Sipas kryeministrit Zoran Zaev interesimi i Republikës së Maqedonisë për të filluar negociatat me BE-në nuk është vetëm interesi ynë, por edhe interesi i të gjithë rajonit. Ai pret që Sofja të mbështesë fillimin e negociatave të pranimit të vendit tonë me BE-në, e cila është gjithashtu është një detyrim sipas Marrëveshjes për Miqësi, Fqinjësi dhe Bashkëpunim./alsat-m

SHKARKO APP