Martesat e hershme, çifti 60 vjet i martuar rrëfen historinë: Ia kemi dalë mbanë
Martesa në moshë të re vijon të jetë një fenomen që më së shumti haset në zonat rurale, por që për sociologët konsiderohet një vendim i pamenduar. Një çift bashkëshortësh, të martuar prej 60 vitesh dhe një çift i ri që sapo ka nisur jetën kanë rrëfyer për Ora News historitë e tyre.
Martesat e hershme në vendin tonë mbeten një dukuri shqetësuese, veçanërisht në zonat rurale.
Sociologët e shikojnë martesën tek të rinjtë si një vendim të pamenduar.
Por jo gjithmonë ndodh kështu.
Thomai dhe Marina, të cilët kanë 60 vite martesë tregojnë për Ora Neës se të dy bashkë e nisën jetën shumë të rinj dhe kanë arritur t’ia dalin mbanë .
“Ishte pak vështirë sepse ishte një familje e madhem, por u mësova. Nuk më bënte përshtypje se u martova e vogël. Kemi kaq vite rritëm fëmijët, i shkolluam”
Numri i të rinjve të cilët vendosin që të martohen në moshë të re vijon të ruajë të njëjtin trend, kjo mesa duket e ndikuar dhe nga tradita. Ylberi nga Burreli tregon se vendimi që ai kanë marrë për tu martuar i ri është i duhuri.
“Tani që je i ri ke mundësi të krijosh, sepse kur të plakesh nuk ke çfarë krijon. Përderisa i jam futur asaj rruge dot a çoj deri në fund”
Për sociologun Gëzim Tushi të rinjtë e sotëm duhet të krijojë kulturën e martesës para se të marrin një vendim të tillë.
“Mirë do të ishte që njeriu të ketë plotësuar disa nga kërkesat e projektit personal, që të jetë i formuar si njeri”