“Mbaj frymën për 10 sekonda”, testi viral për koronavirusin është mashtrim dhe i rrezikshëm

Jo ç’do gjë që bëhet virale në rrjete sociale është e bazuar në fakte. Së fundmi, po qarkullon një “test i thjeshtë që bëhet vetë” për të parë nëse je apo jo i infektuar me koronavirus, por sipas ekspertëve e gjithë kjo është e pavend.
Një pjesë e këtij testimi, iu kërkon njerëzve të mbajnë frymën për më shumë se 10 sekonda. Nëse ata ia dalin të marrin frymë pa u kollitur më pas, kjo tregon që nuk e kanë virusin. Ky postim nisi filllimisht të shpërndahet në Twitter, Facebook dhe madje nëpër email-e duke iu “siguruar” njerëzve se mban autorizimin e një prej anëtarëve të “Stanford Hospital”. Këta të fundit kanë hedhur poshtë një informacion të tillë duke thënë se është i pasaktë dhe postim “i rrezikshëm”.

Mjekët e spitalit shpjegojnë se kur njerëzit vuajnë nga një sëmundje kronike mund ta kenë të vështirë të marrin frymë pa u kollitur, kjo sepse rrugët e frymëmarrjes i irritohen shpejt. Ky test fals nuk tregon asgjë për koronavirusin dhe thjesht sa shton panikun tek qytetarët.

Gjithsesi ky “test i thjeshtë” nuk është miti i vetëm që qarkullon në masë këtë periudhë. Njerëzit dashje pa dashje kanë lexuar dhe besuar fake news nga më të ndryshmet, si pasojë e ankthit që pandemia shkakton

SHKARKO APP