“Mbajtja e një qeni në shtëpi mund t’ju zgjasë jetën”, rezultatet e habitshme të studimeve

Ata të cilët mbajnë një qen në shtëpi, ka gjasa të jetojnë më gjatë se ata që nuk mbajnë kafshë shtëpiake. Ky është përfundimi I dy studimeve të reja.

Njerëzit e moshuar të cilët jetojnë vetëm, kanë një të tretën më pak gjasa të vdesin pas një sulmi në zemër, nëse kanë një mik të furishëm në shtëpi, sipas studiuesve suedezë.

Vetmia, jo vetëm i bën të moshuarit të palumtur, por shpesh rrit edhe rreziqet nga vdekja si pasojë e sëmundjeve kronike. Studimi nuk zbuloi saktësisht se qentë do t’ju mbajnë më të shëndetshëm, por është provë shumë e mirë se të pasurit e tyre në shtëpi, sidomos për njerëzit e moshuar, do të kishte shumë benefite.

SHKARKO APP