“Mbretërit e kokainës”, The Guardian: Si mafia shqiptare mori kontrollin mbi tregtinë e drogës në Mbretërinë e Bashkuar

Ata janë të sofistikuar, të zgjuar dhe çfarë do që të ndodhë, ata shpërndajnë. Nga portet e Evropës deri në rrugët e Londrës, një rrjet kriminal shqiptarësh është në krye të tregtisë së drogës që arrrin  5 miliardë paund në Mbretërinë e Bashkuar.

Por kujt i referohet The Guardian? Nuk janë të panjohur, janë anëtarë e grupit mafioz Hellbenianz, ku disa ndodhen ende në burg dhe nga aty kontrollojnë tregun e drogës, por me shumë anëtarë të cilët ndodhen jashtë. Ata e kanë bazën në Gascoigne në lindje të Londrës, që sipas The Guardian, është territori i tyre në mënyrë të padiskutueshme. Hellbenianz njihen për dhunë dhe për fitime të mëdha nga tregtia e drogës, ata mburren dhe postojnë foto me Ferrari, orë Rolex, çka bën që të rrisin reputacionin dhe të tërheqin anëtarë të rinj.

Hellbenianz , shkruan The Guardian janë tregtarët dhe zaptuesit e Mafias shqiptare, janë pjesë e sindikatave kriminale të organizuara që në Shqipëri. Sipas agjencisë angleze të Krimit, thuhet se ata po konsolidojnë pushtetin brenda botë së krimit në Angli, dhe janë në rrugën e pushtimit të tregut të kokainës me fitime prej 5 miliard dollarësh.

Por se si arritën shqiptarët të pushtojnë tregun anglez të kokainës është një shembull për fushën e kriminalitetit: Ata bëhen miq me mafiozët më të rrezikshëm në botë, dhe sigurisht vijojnë me kërcënimet dhe dhunën. Filloi me një model biznesi të thjeshtë në koncept, por mjaft i guximshëm për të përmbysur rendin ekzistues. Për vite të tëra importuesit ndërkombëtarë të kokainës punonin veçmas nga tregtarët me shumicë dhe bandat e tyre. Struktura e çmimeve ndryshonte, varësisht nga pastërtia e drogës; aq më e lartë, aq më shumë kushtonte.

Shqiptarët hodhën poshtë të gjithë modelin. Ata filluan të negociojnë drejtpërdrejt me kartelet kolumbiane që kontrollojnë prodhimin e kokainës. Dërgesa të mëdha u organizuan direkt nga Amerika e Jugut. Zinxhirët e furnizimit i mbajtën edhe në vendin e tyre.

Inteligjenca britanike ka zbuluar se shqiptarët merrnin kokainë nga kartelet për rreth 4000 deri në 5500 kilogramë, në një kohë kur rivalët mendonin se ishin ende në bisedime për marrëveshje të mirë, teksa përdornin tregtaret me shumicë holandezë dhe e shesin drgoën me 22.500 paund për kile. Shqiptarët bënë më pas gjënë tjetër; Ulën çmimin e kokainës, por nga ana tjetër shtuan pastërtinë. Më pas filluan dërgesat masive në Angli dhe në gjithë Europën dhe vështirë se mund të ndalet, pa shkulur rrënjët.

Dhe për aq kohë sa Mafia Shqiptare vazhdon biznesin, rekrutimi i adoleshentëve për tu bërë anëtar/ gangster i Hellbanianz nuk ka qenë kurrë më e lehtë se këto kohë./ The Guardian

SHKARKO APP