Mbyllet emisioni i njohur në Top Channel

Pak ditë më parë, moderatorja Ori Nebijaj dhe Isli Islami zbuluan se emisioni “Wake up” nga shtatori do të ketë një kohëzgjatje më të madhe se zakonisht. Ky lajm vuri në pikëpyetje faktin se nëse emisioni “Në shtëpinë tonë” do të mbyllet në shtator.

Sic dihet, moderatori i emisionit Florian Agalliu dIsa kohë më parë i ftuar në “Thumb” dha lajmin se nuk do të vazhdojë më në emisionin e paradites. “Vjen një moment që thua ‘Prapë do xhiroj unë sot?’ Imagjino kur je përditë në një emision”, tha moderatori.

Ndërkohë, ditën e sotme nëpërmjet një postimi moderatorja e emisionit, Stela Kotri, ka lënë të kuptohet se dhe ajo do të largohet. Stela ka publikuar një foto ku shihet një mesazh që shkruan: “Punë e re”, duke ngritur kështu dyshimet se emisioni mund të mbyllet duke qenë se të dy moderatorët do largohen.

SHKARKO APP