“Më 30 qershor flitet se do vriten politikanë me snajperë”

Duke folur në parlament, Ralf Gjoni u shpreh se nëse zgjedhjet mbahen më 30 qershor ka skenarë që flasin për ekzekutime deputetësh.

“Flitet që ditën e zgjedhjeve të ketë atentate. Janë ngritur celula me snajperë për atentate kundër politikanëve. Duhet të mblidhet urgjentisht Këshilli i Sigurisë Kombëtare”, tha Gjoni.

Ndërsa në lidhje me shkarkimin e Ilir Metës nga mazhoranca, ai u shpreh se kanë dashur ta largojnë nga politika duke e çuar në presidencë.

SHKARKO APP