“Me gotë rakie para dhe me barkun te goja”/Ndreu: S’gjen punëtorë të të bëjnë punën
Kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, përmes një postimi në facebook ka deklaruar se në Shqipëri është e vështirë që të gjesh njerëz që të bëjnë punën. Ai thotë se shumica vjen në punë vetëm për të marrë rrogën.
Nga ana tjetër, Ndreu shton më tej se ka edhe nga ata që thonë se nuk ka punë dhe kur iu gjen punë tek privati e marrin si ofendim.
Ish-deputeti i PS-së, thekson se ata që ankohen për mungesë të vendeve të punës, konsumojnë raki dhe janë mbipeshë.
Postimi i plotë
Nese doni njerez qe bertasin se skane pune dhe per pasoje po vdesin per buke, i ke me shumice. Ama nese kerkon punetor per pune nuk gjen. Vij thote por me marre rrogen, jo me dale ne pune, ose ne nje pune qe dal kur te dua e ik kur te dua. Se mos gabon e i gjen pune ne privat se e merr per fyerje te rende ! Dhe pastaj te gjithe qahen se po vdesin per te ngrene me gote rakije perpara dhe me barkun te goja nga mbipesha!