Më jep një arsimim të konkurueshëm, që të ndryshoj botën!

Nga Nora Malaj

Diskutimi sot, te emisioni i ftuari i ditës, te Ora News , ishte “Si ta bëjmë Shqipërinë më të mirë për të rinjtë , që mos ta braktisin atë?!”
Teksa diskutonim, së bashku me Eneidën , gazetaren më të re , po shumë sharmate dhe modeste , dilema që shtruam për diskutim ishte , cilat politika do të ishin më të mira, për të bërë arsimin të konkurueshëm dhe cilësorë?
Duke listonim se cilat janë shkaqet se pse, pas 30- vitesh , arsimi ynë ende gjendet në udhëkryq, m’u kujtua thënia e kryeministrit Japones, kur e pyetën se cila është pasuria juaj më e madhe??
Ai tha:- Ne nuk kemi shumë pasuri natyrore, pak minerare, mungesa me ujin, vend është shumë sizmikë, po ajo që kemi si pasuri kombëtarë është Arsimi, të cilin e kemi kryepasuri kombëtare, në nivelin më të mirë, më të fortë, më të konkurueshëm, që edukon dhe mëson, aftëson fëmijët e të rinjtë ,që të jenë të zot , për të bërë më të mirën për jetën e tyre, për vendin tonë dhe për familjet e tyre.

Sot politika duhet të jetë fuqia dhe zëri , që t’ju jap zgjidhje çdo problemi të qytetarëve të saj , nga më të voglat e deri më te më madhoret , për çdo familje shqiptare.
Duhet të jetë politika e “Pragut të shtëpisë e brenda”, në mënyrë që familja të jetë e sigurtë, fëmijët të garantuar, prindërit të motivuar dhe shoqëria e pastresuar.
Nevoja për një politikë të dedikuar te qytetari, që të jap garanci e siguri zgjidhjes së problemeve , që qytetarët të ndjehen zot në shtëpinë e tyre dhe jeta të marr dimension real dhe humanë.
Sot Shqipëria është në udhëkryqin më tē madh , pasi po përballet me sfidat e dekadës së re.
Tashmë ka ardhur koha që të vërtetat të thuhen e të shihen , nga të gjithë ne sy dhe kur ato dhembin.
Sot në Shqipëri njerëzit ndjehen të trembur, të shqetësuar dhe të panikosur. Prindërit që nuk kanë mundësi të sigurojnë ushqimet bazë për fëmijet dhe pjesëtarët e familjes.
Biznese të pasigurtë , që përfundojnë në situata tragjike ( rasti i çiftit Laze , që u qëllua me armë për grabitje) dhe askush nuk mbanë pergjegjesi.
Aksidentet me pasojë vdekjen që janë kthyer ne makth për qytetarët, pranuar dhe nga ministri që drejton këtë institucion.
Minatorët, që vdekja ju qëndron si Shpata e Demokleut në kokë e që ende nuk kanë përfituar asnjë status nga qeveria ( fakte të pohuara ne dokumentarin e fundit) dhe , kriza ekonomike që tashmë po nxjerr kokën që nga ngritja e cmimeve të shportës deri te majdanozi , ?që dikur ishte 10 leke të reja tufa, tashmë është berë 20 lekë ,tregon se ekonomia shqiptare po hynë në rrugën e krizë të thellë ekonomike.
Këto janë problemet madhore që po kalojmë, për të kuptuar që çdo minutë keqmenaxhimi nga qeveria , është humbje për jetën e qytetarëve dhe të ardhmen e tyre!

SHKARKO APP