Më të shikuarit, “Avengers” në luftë me “Avatar” për vendin e parë

Prej disa ditësh në të gjitha kinematë botërore përfshirë dhe vendin tonë po shfaqet filmi “Avengers: Endgame”. Deri më sot ai ka kaluar dhe të famshmin “Titanick” dhe është filmi i dytë me të ardhurat më të mëdha në historinë e kinematografisë.

Ky film ka fituar 2, 2 miliardë dollarë deri më 5 maj duke tejkaluar kështu “Avengers: Infinity War,” “Star Wars: The Force Aëakens,” dhe “Titanic” .

Marvel Studios' Avengers: Endgame - Official Trailer

Për vetëm 11 ditë në kinema, “Avengers: Endgame” arriti vlerën e 2 miliardëshit në kohë rekord. Më parë këtë rekord e mbante “Avatar,”me 2.788 miliardë dollarë fitime, por iu deshën plot 47 ditë për të arritur shifrën marramendëse.

Vetëm pesë filma kanë arritur të fitojnë 2 miliardë më shumë nga shitja e biletave dhe një prej tyre është “Avengers: Infinity War.”

SHKARKO APP