Më zhgënjyen shumë Rilindasit, i dija më të sofistikuar

Nga Ylli Manjani- Me thënë të drejtën më zhgënjyen shumë Rilindasit.

I kisha menduar më të mençur, më të sofisituar apo më bira kurvash – si i thonë vetes ata. Por paskan qënë hiça!

I mbushën kutitë nallbançe, pa plan, pa mendim, pa teknikë. Si duket kanë qenë konfuzë, të pa instruktuar dhe të pa drejtuar mirë.

Qartësisht një urdhër vertikal nga lart me përmbajtje “rrisni pjesmarrjen” i ka çuar tek zgjidhja më e thjeshtë: mbush kutitë me fletëvotimi.

As u ka shkuar mendja që për çdo fletëvotimi të hedhur,duhet të hidhnin edhe një firmë tek një emër në listën e zgjedhësve.

Krejt pa tru!

Por nga ana tjetër i kanë bërë një shërbim shumë të madh vendit, sepse i zhvleftësuan totalisht ata të paktë votues që mirë apo keq shkuan të votonin vetë.

Mund tua kishin kursyer rrugën të paktën, se votat i hidhin vetë sipas qejfit…

SHKARKO APP