”Megaqytetet”, Kina mban numrin rekord të tyre. Sfidojnë dhe popullsinë e Suedisë

Për të gjithë udhëtarët e apasionuar pas udhëtimeve në qendrat metropolititane, Kina është vendi ideal për ta vizituar.

Me një popullsi prej 1.3 miliardë banorësh, vendi pa dyshim mburret me numrin më të madh të qyteteve të populluara në botë në botë.

Pra, çfarë kualifikohet si një ‘megacity’? Shpesh është përkufizuar si një grumbullim urban prej 10 milionë banorë ose më shumë. Që do të thotë se popullsia e një qyteti në Kinës është ekuivalenti i popullsisë së Suedisë.

Sipas broshurës së të dhënave të Kombeve të Bashkuara, Kina ka gjashtë nga 33 megaqytete në botë. Libri vjetor i Statistikave të Kinës, tregon se ka të paktën 10 qytete me më shumë se 10 milionë banorë të përhershëm.

Vlen të përmendet se të dhënat e popullsisë janë të ndërlikuara për tu prodhuar në Kinë. Një arsye është vala e vazhdueshme e punëtorëve migrantë që lëvizin nga zonat rurale në ato urbane. Miliona njerëz bëjnë kalimin çdo vit, shpesh pa sigurimin e regjistrimit të duhur të familjes. Këto qytete janë shpesh disa prej destinacioneve më të mëdha turistike të vendit.

SHKARKO APP