Meghan i ka shpëtuar vetëvrasjes me ndihmën e mikeshës së ngushtë të Dianës

Meghan Markle pranoi se ka dashur të kryejë vetëvrajse gjatë shtatzënisë me Archien për shkak të presionit në pallat. Por në një sekuencë të patransmetuar nga intervista, ish-aktorja ka pranuar se personi që e ndihmoi të dilte nga kjo gjendje veç Harryt ishte mikesha e vjetër e Dianës.

Megjithëse nuk përmendi emra, ekspertët mbretërorë janë të bindur se bëhet fjalë për Julia Samuel, profesioni i së cilës është psikoterapia. Edhe pas vdekjes së princeshës, zonja në fjalë ka ruajtur raporte të ngushta me djemtë e Dianës, madje është kumbarë e Princ George.

‘Daily Mail’ ka kontaktuar me të për të marrë një koment, por nuk ka marrë as konfirmim e as mohim.

Julia ruan raporte shumë të mira me familjen mbretërore ndaj dhe nuk është çudi që po qëndron neutrale në këtë histori.

SHKARKO APP