Meghan u bë shkak që vëllezërit s’janë më si më parë

Ditë  e re, të dhëna të reja nga familja mbretërore. Kësaj here, në fokus është zenka mes princ Harry-it dhe William-it. Duket se vëllai i madh nuk ka qenë dhe aq mbështetës në fillim të lidhjes së Harry-it me Meghan Markle.

Sipas People-it, burime pranë pallatit mbretëror, thonë se ka patur tension në familje gjatë kohës kur princ Harry tha se kishte vendosur të martohej me të dashurën e asaj kohe.

Meghan dhe Harry kishin vetëm një vit që dilnin dhe kjo për William-in ishte pak e frikshme. Atij ju deshën 8 vite për tu martuar me Kate Middleton-in.

Kështu, si vëllai vëllait William i ka thënë se është ende herët për t’i bërë gjërat kaq serioze, por kjo s’i ka pëlqyer aspak Harry-it.

Madje po të njëjtat burime thonë se çifti fillimisht s’ishte aspak miqësor me Meghan-in dhe që prej atëherë gjërat mes vëllezërve s’janë më njësoj.

Sipas People, as gratë e tyre, Meghan dhe Kate nuk kalojnë shumë kohë me njëra tjetrën dhe kanë shoqëri të ndara. Me përjashtim të eventeve zyrtare kur i duhet të dalin të gjithë si një familje e lumtur.

SHKARKO APP