Melania Trump gabon sërish me një tjetër veshje të tejdukshme

Veshjet e Melania Trump bien gjithmonë në sy. Janë chic dhe të menduara deri në detaj. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se s’mund të gjejmë gjëra që nuk shkojnë me to.

Dje, për shembull, ditën e fundit të samitit dy ditor të NATO-s në Belgjikë, Melania veshi një fustan nga Elie Saab me vlerë $7,450 me këpucë Christian Louboutin ngjyrë nudë.

Nga beli deri  në jakë, fustani e maskonte tejdukshmërinë me dantellat e shpeshta. Poshtë belit, fustani romantik nuk ishte mjaftueshëm modest për dikë në pozicionin e Melania Trump. Veshjet e tejdukshme nuk shihen me sy të mirë nga kritikët pasi s’janë të përshtatshme për një Zonjë të Parë.

Vjet, në shkurt, Melania bëri të njëjtin ‘gabim’, kur veshi këtë bluzë Derek Slam që është pakëz e tejdukshme kur fotografohet.

SHKARKO APP