Meningjiti, mjeku Tritan Kalo: Prindër, nuk ka vend për alarm

Sëmundja e meningjitit është bërë shqetësuese kohët e fundit, kur po raportohen disa të prekur dhe të paktën një rast me humbje jete. A ka vend për alarm nga sëmundja e meningjitit dhe a duhet futur në programin kombëtar vaksina kundër kësaj sëmundjeje?

Në ”Euronews Albania” mjeku infeksionist Tritan Kalo, u shpreh se nuk ka aspak vend për alarm dhe panik për sëmundjen e meningjitit. Kalo theksoi se meningitet janë të zakonshme për vendin tonë, por sa i përket incidencës ajo është vetëm 0,2 për 100 mijë banorë.

”Vaksina e meningjitit mbulon 75-80 %, nuk zgjat më shumë se 2 vjet dhe ka kosto. Mund t’i blejnë tek privati. Unë nuk i kam vaksinuar fëmijët e mi, dhe nuk kam asnjë arsye logjike, epidemiologjike dhe mjekësore, për t’i vaksinuar. Para fëmijëve të mi nuk mund të vë fëmijët e të gjithë të tjerëve, në kuptimin logjik, biologjik dhe mjekësor. Në vendin tonë këtë vit, vetëm një rast është izoluar. Dhe në këtë periudhë ka më shumë gjasa të kenë një prekje nga gripi. Një nga ndërlikimet e vetë gripit janë jo vetëm ato të aparatit respirator, por prekin edhe cipën e trurit”.

Duke theksuar faktin se tashmë po shkojmë drejt pikut të sezonit të gripit, mjeku infeksionist këshilloi të merren të gjitha masat për t’u mbrojtur prej tij përmes vaksinimit. Kalo këshilloi që në këtë sezon gripi, krahas vaksinimit, që është efikas nga mosha 2 vjeç e sipër, të tregohet kujdes i shtuar për të shmangur sa është e mundur pasojat negative të gripit.

SHKARKO APP