Mënyra e vetme si duhen përdorur maskat kirurgjikale

Shqiptarët kanë nisur që të marrin masa në lidhje me virusin kinez, që tashmë ka prekur edhe vendin fqinj, Italinë.  Kur përdoren si duhen, maskat kirurgjikale mund të parandalojnë infeksionet që transmetohen përmes piklave të aparatit të frymëmarrjes. Disa gjëra që duhet të keni parasysh kur të vendosni maskat kirurgjikale:

Zgjidhni masën e duhur.

Lani duart para se të vendosni masknë

Maska kirurgjikale duhet të mbështjellë mirë fytyrën.

Shumica e maskave kirurgjikale janë dizenjuar me tre shtresa. Shtresa e jashtme spraps lëngjet, shtresa e mesme shërben si barrierë ndaj baktereve dhe shtresa e brendshme thith lagështirën. Maskat që s’janë ndërtuar sipas këtij modeli nuk rekomandohen pasi nuk mbrojnë efektivisht kundër sëmundjeve infektive.

Zakonisht, shtresa e ngjyrosur me të palosje nuk duhet të ketë kontakt me fytyrën. Kapësja metalike duhet të qëndrojë mbi urën e hundës.

Maska duhet të mbulojë gojën, hundën dhe mjekrën.

Ngushtoni kapësen metalike në hundë që maska të mos lëvizë.

Përpiquni të mos e prekni maskën. Nëse e prekni, lani duart me ujë të bollshëm dhe sapun.

Maskat kirurgjikale janë njëpërdorimshe. Nëse e hiqni, nuk mund ta vendosni më. Tregohuni të kujdesshëm kur ta hiqni. Mos prekni pjesën e jashtme pasi mund të jetë e mbuluar me baktere. Hidheni në një kosh të mbuluar dhe lani duart menjëherë.

 

SHKARKO APP