Mënyrat “shkatërruese” të të menduarit

Nëse shikoni përmbajtjen e mendjes suaj, shumica e mendimeve do të ishin optimiste apo pesimiste? Mirëqenia lidhet ngushtë me mendimet. Ja disa forma të të menduari që po dëmtojnë mirëqenien tuaj:

1.Gjithçka ose asgjë

Kur situatat kategorizohen nga ekstremi në ekstrem, pra ose më e mira, ose më e keqja, bën që çdo gjendje emocionale të jetë në varësi të rastit dhe balanca humbet. Duke ndjekur këtë model të të menduarit, ashtu siç mund të ndiheni plotësisht të lumtur, po njësoj po njësoj mund të ndiheni plotësisht të mërzitur.

2.Rregulla të përcaktuara

Çfarë është? Kur vendosni rregulla të përcaktuara për çfarëdolloj situata apo rasti! Rregulla të cilat zakonisht janë negative. Për shembull, kur nuk merrni një punë që dëshironi, ju mendoni “Njerëzit nuk më pëlqejnë, prandaj nuk po gjej dot punë!”

3.Skualifikimi i gjërave pozitive

Çfarë është? Ju eleminoni çdo aspekt pozitiv të ngjarjeve. Për shembull , shefi juaj ju lavdëron para kolegëve tuaj. Kur dikush e përmend më vonë, ju thoni ” Më lavdëroi sepse kishte tendencë negative në atë që më tha!”

4.Personalizimi /përgjegjësia e tepruar

Çfarë është? Ju e shihni veten si shkakun e çdo ngjarjeje negative për të cilën ndoshta nuk keni as më të voglën përgjegjësi (ose nuk jeni përgjegjës i vetëm). Vetëfajësimi mund të ndikojë negativisht jetën tuaj të përditshme dhe mënyrën si e shihni veten.

SHKARKO APP