Mërtiri: Ajo që po ndodh me Sahatin e Tiranës, si të marrësh një Picasso e ta vendosësh në hale

I ftuar në RTV ORA, sociologu Ergys Mërtiri tha se Tirana po kthehet në kaos nga ndërtimet pa ligj dhe që po shkatërrojnë monumentet e kulturës.

Mërtiri tha se institucionet e shtetit për këtë çështje nuk ekzistojnë dhe shtoi se ata që i marrin vendime të tilla duhet të ishin në burg.

Mërtiri: Ky qytet është një kaos dhe kjo tregon se nuk ka ligj. Me Sahatin është një çmenduri, është sikur të vendosësh një pikturë të Picasos në hale.  Njerëzit që merren me monument kulture thonë se janë shkatërruar monumentet e kulturës, madje këtë vija janë shkatërruar 10 vila. Qytetarët janë të pafuqishëm se ky është pushtet shtypës. Po të shohësh Veliaj ka hyrë në polemika edhe me mësues shkollash. Ne kemi përvojën e Teatrit ku artistë nuk flasin për shembjen e teatrit. Kanë kërcënuar njerëz të teatrit që do t’u heqin gruan nga puna.

Unë besoj se zhvendosja për Kullën e Sahatit është fake se përndryshe do të ishte një çmenduri. Por nuk ka rëndësi kjo, se ajo kulla pas e ka shkatërruar kullën e Sahatit. Ministria e Kulturës dhe Institutit të Monumenteve nuk ekzistojnë. Këtu u tha se Teatri do të shembet nga tërmeti dhe kur nuk u shemb, kreu i Institutit të Ndërtimit u tha se do shembet nga era. Këtu duhet të futen në burg këta që i marrin vendimet.

Mërtiri theksoi se vilat e ndërtuara në vitet ’20-’30 po zëvendësohen me dyqane e vitrina, ku të huaj që do të vijnë duke menduar se jemi popull barbar.

Mërtiri: Ajo është zonë e mbrojtur dhe nuk lejohet që të ndërtosh më shumë se kaq, por këta kanë ndërtuar një kullë deri në qiell dhe ndërtojnë tani sa të duan. Monumenti nuk qëndron i shkëputur nga ambienti përreth. Në vitet ’20-’30 është ndërtuar me estetikë, ndërkohë që sot vetëm vitrina xhami e dyqani. Nëse vijnë të huajt do mendojnë se ky është jnë vend barbar pa histori. Këtu të gjitha institucionet janë të kapura. Edhe kauza e Teatrit ka qenë në kuadër të kësaj mbrojtje të historisë së Tiranës.

SHKARKO APP