Mërzitja e karantinës po i bën njerëzit të dërgojnë foto nudo
Në një formë a një tjetër, karantina dhe izolimi nga bota jashtë ka ndikuar tek të gjithë. Njerëzit gjejnë mënyra nga më të ndryshmet për t’u argëtuar online dhe duket se së fundmi, po e kalojnë kohën duke dërguar foto nudo!
Nisur nga përdoruesit e Twitter-it, vihet re një rritje e papritur e dërgimit të fotove nudo, si një mënyrë që njerëzit kanë zgjedhur për të zgjuar emocione.
“Karantina më ka bërë të shoh kaq shumë foto nudo që kërkojnë dashuri!”- shkruan dikush.
“Çfarë ndodh në karantinë, mbetet në karantinë!”- vazhdon një tjetër.
Ka dhe nga ata që e kanë pranuar se izolimi i ka bërë më të eksituar se zakonisht dhe se fotot nudo që ka dërguar, janë provë.
I njëjti reagim ka ardhur dhe nga burrat, që mesa duket kanë marrë si dhuratë shumë, shumë foto nudo!
“Vetëm sot mora dy foto nudo nga dy vajza të ndryshme! Karantina qenka e paparë!”- shkruan një djalë gjithë entuziazëm.
Dërgimi i fotove nudo nëpër internet, ka nisur si trend i njerëzve single, por padyshim që edhe ata që janë në një lidhje e përdorin si një mënyrë për të qëndruar pranë njëri tjetrit.
Ndërkohë që disa kanë gjetur dërgimin e fotove nudo nëpër inbox si mënyrë për të flirtuar, të tjerë po i postojnë edhe në rrjete sociale, për t’u ndjerë të aprovuar gjatë kohës që qëndrojnë në shtëpi.