Mes frikës së Covid-19 e pa pagë, punonjësi i një prej fasonerive në Krujë rrëfen vështirësitë

Fasoneritë janë kthyer në vatrën e nxehtë të përhapjes së koronavirusit në bashkiktë e Krujës dhe Kurbinit.

Ne Kruje operojnë 19 fasoneri, me nga 350 punonjës secila. 6 prej tyre e kanë pezulluar aktivitetin që prej shfaqjes së koronavirusit në vendin tonë.

RTV Ora bisedoi me një prej punonjësve, kompania e të cilit është mbyllur, me 37 vjeçarin Dash Stafuka, i cili rrëfeu këtë periudhë të vështirë.

Stafuka: Është vetëm një fasoneri që ka të prekur në Krujë. Është në hyrje të Krujës, ku shumica e punëtorëve janë nga Thumana dhe Borizana.

Frika e ka kapluar që në shpërthimin e rastit të parë në fasoneri.

Stafuka: Është shumë për tu shqetësuar, sepse Kruja është e vogël dhe të gjithë takohemi me njëri-tjetrin. Në Krujë janë shumë fasoneri.

Shprehet se në fasonerinë ku punonte ruhej distanca, pasi procesi i punës e lejonte këtë.

Stafuka: Fasoneria jonë i ka mundësitë dhe ka mbajtur distancimin, ndërsa fasoneritë e tjera nuk i kanë pasur mundësitë.

Përpos shëndetit, problematikë mbetet fakti se në fasonerinë ku ai punon, aktiviteti është pezulluar, e bashkë më të dhe paga.

Stafuka: Asgjë, nuk paguajnë.

Nga paketat financiare të qeverisë nuk përfiton, ndaj ka një apel.

Stafuka: Apelet janë duke u bërë përditë dhe pafund. Unë i them qeverisë të na tregojë njërën që e ka përmbushur. Përveçse, rri në shtëpi dhe laj duart. 

Mes frikës së Covid-19 e pa pagë, punonjësi i një prej fasonerive në Krujë rrëfen vështirësitë

/Ora News

SHKARKO APP