Mesazhe nga ballkoni, qytetarët bëjnë thirrje për të qëndruar në shtëpi
E diela i gjen në shtëpi të gjithë qytetarët të cilët u janë bindur rregullave strikte të qeverisë. Prej kangjellave të ballkoneve dhe dritareve ata japin mesazhe sensibilizuese për qytetarët dhe falenderojnë punën e cdo personi që ka ndikim në përballimin e kësaj situate.
E diela i boshatis rrugët. askush nuk lejohet të dal nga shtëpi dhe duket se pjesa më e madhe e qytetarëve u janë bindur këtyre rregullave.
Ballkonet, dhe dritaret janë bërë hapësira e vetme e jashtme qytetarëve. Për pak ajër apo edhe për një kafe.
Disa zgjedhin të qëndrojnë në tarracat e pallateve, aty ku policia nuk mund t’i shoh se kanë thyer rregullin e janë grumbulluar.
Ndërsa të tjerë i përdorin kato hapësira për të bërë vrap, apo ushtime të tjera gjimnastikore.
Me shpresën se kjo situatë do të kalojë shumë shpejtë, nga ballkonet dhe dritaret qytetarët këshillojnë të zbatimin e rregullave me përpikmëri.
“Ftoj të gjithë njerëzit, sidomos ata të moshës time që ta kalojmë me durim këtë luftë të heshtur”.
Disa zgjedhin të kalojnë kohën e karantinës duke bërë punime me shtizë.
Çdo zhvillim e ndjekin nga ekranet e tyre, ndërsa kanë dhe një falënderim ëpr punën e mjekëve, gazetarëve dhe policisë.
“Ne jemi të kënaqur me punën e mjekëve pavarësisht se nuk e shohim”.
“Ata meritojnë shumë më shumë dhe janë më të respektuarit nga të gjithë njerëzit. Policia ka qenë në patrullim.”
Aty ku nuk mund të arrij mikrofoni i Ora News fokusohet qartë simboli i flamurit tonë kombëtar, dhe një thirrje edhe nga fëmijët e vegjël.