Mesazhe ngushëllimi ngado: U prehsh në paqe Dr.Aneta!

Të shumta janë mesazhet e ngushëllimit drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe vëllait të tij Olsi Rama i cili është Drejtori i Përgjithshëm të FK Partizani.

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe ngushëllon familjen Rama për humbjen e nënës së tyre, Aneta Rama, në moshën 82-vjere.

Braçe ka postuar një mesazh të veçantë për ndarjen nga jeta të nënës së kryeministrit Edi Rama.

“Të jesh në paqe mike e mirë! E kam me vete zërin tënd, revoltën që na bente bashke; Mirësinë TËNDE! Lamtumirë!”, shkruan Braçe.

Aneta Rama u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare.  Me profesonin mjeke stomatologe,  doktoreshë. Aneta Rama lindi në qytetin e Vlorës më 1 shtator 1939. Shkollën dhe arsimin e mesëm e mbaroi në qytetin e lindjes me rezultate të shkëlqyera.

Mesazhi nga Urdhri i Stomatologut

Sot u nda nga jeta mjekja stomatologe “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare” Dr.Aneta Rama.
Sot stomatologjia shqiptare humbi një nga ikonat e para të themelimit të këtij shërbimi elitar në vendin tonë. Familja humbi njeriun e saj të dashur nënën, gjyshen e njeriun që do ta kujtojnë tërë jetën. Në emër të Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë i shpreh ngushëllime familjes, miqve e kolegëve të Dr.Anetës.
U prehsh në paqe Dr.Aneta!
President i USSH
Nikoll Deda

Meszhi i Sport Klub Partizani
“Klubi Partizani i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes Rama dhe të afërmve, për këtë humbje të madhe dhe të pa zëvendësueshme. ”

SHKARKO APP