Mesazhi i aktorit të njohur për të prekurit nga tërmeti: Jemi bashkë në të mirë e në të keq
Agron Llakaj, aktori dhe drejtuesi i spektaklit “Al Pazar”, ka shprehur sot ngushëllimet për të afërmit që humbën njerëzit e dashur në tërmetin e ditës së martë.
Në emër të stafit të “Al Pazar”, Llakaj ka falënderuar shqiotarët e Kosovës për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë këto ditë për viktimat e tërmetit.
“Tërmeti i fundit tronditi jo pak dhe dhimbja behet me e thelle kur fatkeqësisht ka humbje jetësh. Stafi i Al Pazar, ju shpreh ngushëllime familjarëve për humbjet e të dashurve të tyre dhe urojme shërim të shpejtë për të lënduarit.
Vlerësime dhe falenderime për solidaritetin dhe angazhimin e shqiptarëve të Kosovës, por dhe anembanë Botës. Solidariteti i treguar na kujtoi një shprehje të ‘Gjeniut te Kombit’, Mid’hat Frasheri: “E mira dhe lumturia jote, janë edhe të miat. Fatkeqësia jote, është edhe për mua. Nderi yt me nderon edhe mua, dhe turpi yt, me nxin edhe faqen time”. Jemi bashkë në të mirë e në të keq. Zoti qoftë me ne në këto ditë të renda. #albania #kosovo #albanians”,- shkruan aktori i njohur në një mesazh në rrjetet sociale.
https://www.instagram.com/p/B5Xjzu2gVgh/?utm_source=ig_web_copy_link