Mësimet nga Covid-19 për tregun e punës – Të gjithë jemi të ndërlidhur dhe të barabartë
Qesharake se si një pandemi mund t’i kthejë gjërat me kokë poshtë. Disa javë më parë, shoqëria çmonte më së shumti punën e atyre që paguhen më së shumti, ndërsa vlerësonte pak punën e atyre që kanë paga të ulëta. Por duket se pandemia na vuri në dukje të kundërtën.
Mendoni për një moment punët ose funksionet që kanë më shumë rëndësi, pasi koronavirusi filloi të kërcënojë prishjen e zinxhirëve të furnizimit për ushqim dhe ilaçe. A është këshilltarja e menaxhimit që shkëlqen në prezantimet e saj në Powerpoint?
Në kohë të jashtëzakonshme, siç është e tanishmja, këto lloj pune janë plotësisht të panevojshme. Askush nuk do të vdesë nga uria, nëse elita e jakës së bardhë nëpër botë punon përkohësisht nga shtëpia, ose pezullon punën fare.
Kjo nuk mund të thuhet ama për ato punët me paga të ulëta, të cilat vetëm disa javë më parë dukeshin periferike, dhe kështu janë nënvlerësuar gjithmonë. Shumë prej nesh janë të impresionuar solemnisht nga etika e punës stoike e arkëtarëve tanë të supermarketeve, ngarkuesit e ushqimeve, shoferët e transportit, apo fshatarët që mbjellin e korrin lëndën e parë. Pastaj janë punonjësit e mjekësisë, nga drejtuesit e autoambulancave deri te mjekët dhe infermierët.
Për ne, ndarja e punës është pjesë e asaj që na bën njerëzorë dhe aq të suksesshëm si një specie. E megjithatë, sa më shumë e sofistikuar bëhej ndarja e punës, aq më shumë iu larguam njerëzores. Ne nuk mund dhe nuk do të heqim dorë nga ndarja e punës, sepse kjo do të na varfëronte. Kjo është po aq e vërtetë për ekonominë globale sa është edhe për ekonomitë kombëtare, dhe vlen për çdo kompani, organizatë dhe familje. Por ne duhet t’i kuptojmë këto zinxhirë të padukshëm si pjesë të një tërësie dhe të sigurohemi që çdo lidhje, secili person, të trajtohet me drejtësi dhe dinjitet.
Pandemia e vitit 2020 na mëson disa gjëra. Së pari, që ne jemi në thelb krijesa offline dhe analoge, jo online dhe dixhitale.
Virusi gjithashtu na mëson se, edhe pse ne ndajmë detyrat tona për efikasitet, të gjithë jemi përfundimisht të barabartë. SARS-CoV-2 infekton klasat e sipërme, të mesme dhe të ulëta njësoj. Por atëherë, pse lojtarët e NBA-së dhe fituesit e Oskarit duhet të kalojnë linjën për testet e viruseve, ndërsa mbledhësit e mbeturinave që heqin mbeturinat tona mjekësore shkojnë të fundit në këtë listë?
Për të mbijetuar nga pandemia, ne mbështetemi te të gjithë që të paraqiten për detyrë. Pra, ndërsa qeveritë dhe punëdhënësit përgatisin ndihmat e tyre, ata duhet të pranojnë se kush mban çfarë barre dhe çfarë rreziku, dhe t’i kompensojë ata me respekt dhe para, gjatë krizës dhe pas saj. Dhe ne, si votues, konsumatorë, pacientë dhe punëtorë, duhet të bëjmë pjesën tonë. Mësimi përfundimtar të Covid-19 është ky: Të gjithë jemi të lidhur dhe të barabartë.
Burimi: Bloomberg – SCAN