Mësuesi i shkollës i infektuar me koronavirus, gazetarja përlotet live: Kam vajzën aty
Mësuesi i shkollës private “Omiros” në Korçë ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Gazetarja Lediona Xheladinaj raporton për abcneës.al se gjithçka është zbuluar pas një mesazhi që drejtuesit i kanë dërguar prindërve të nxënësve duke i njoftuar se një pjestar i stafit ishte i konfirmuar me koronavirus dhe tashmë ishte i shtruar në spital në Greqi.
Ndërkohë, mes prindërve që u është dërguar ky mesazh është edhe gazetarja Lediona Xheladinaj. Gazetarja ka vajzën e saj në këtë shkollë, ndërsa gjatë raportimit live për Abc News shprehu edhe shqetësimin, pasi ajo dhe të gjithë prindërit e tjerë janë njoftuar me shumë vonesë.
“Unë jam edhe vetë prind që ka një fëmijë në shkollën ‘Omiros’ dhe thuhet se edhe stafi mjekësor është detyruar për të dërguar këtë sms në grup te prindërit për të patur kujdes. Nuk është dhënë anjë sqarim nga ana e drejtorisë se për kë mësues bëbet fjalë, është shtetas grek apo shqiptar. Duhet thënë se është një shqetësim ky për prindërit të cilët kanë mbetur të shtangur. Unë ju kërkoj ndjesë edhe për shqetesim që po përcjell në këtë lidhje direkte…sapo ka ardhur njoftimi”, th gazetarja, ndërsa nuk mban dot lotët.
Nisur nga kjo situatë prindërve dhe fëmijëve do u duhet të qendrojnë të izoluar pasi rrezikojnë të jenë të infektuar.
/abcnews.al