Mësuesit pa 7 mars, pandemia zbehu festat

Pandemia zbehu edhe festën e 7 Marsit.

Në një situatë normale, kjo e premte do të ishte me aktivitete të organizuara në vlerësim të punës së mësuesve.

Por në shkolla ishte një tjetër ditë e zakonshme, me orare të reduktuara për shkak të pandemisë.

Megjithatë të vegjlit përveç masave anti-covid respektuan edhe traditën e hershme të dhuratave dhe përcjelljes së urimeve.

Këto tufa me lule në duart e Anesës së vogël thyen zymtësinë që ka krijuar prej kohësh përhapja e koronavirusit.

“Nuk e di nëse do të festojmë me zyshën. Nuk e dimë nëse do të kërcejmë, pasi kështu e bëjmë çdo vit. Por, këtë kohë që është pandemia nuk e besoj”- tregon një nxënëse.

Në dyqanet e luleve, buqetat thuajse janë të paprekura. Shitësit thonë se blerjet ishin më të rralla këtë vit.

“Janë shitur më pak lule sepse njerëzit nuk janë aq aktiv sa kanë qenë më parë dhe po tremben. Na ka dëmtuar shumë dhe duhet të jepet një rrugëzgjidhje”– shprehet shitësi.

Mësuesit pa 7 mars, pandemia zbehu festat

SHKARKO APP