Mësuesja bëhet më fëmijë, babai është nxënësi i saj 14-vjeçar

Një mësuese është vënë nën hetim, nën akuzën e abuzimit seksual me një nxënësin e saj 14 vjeç.

Mësuesja nga Prato në Itali, akuzohet se ka ngelur shtatzënë nga raporti me nxënësin e mitur dhe për pasojë ka ardhur në jetë një fëmijë.

Prokuroria e Pratos ka nisur hetimet e thelluara, ndërkohë që prindërit e nxënësit thanë se e njihnin mësuesen, pasi i bënte mësim privat djalit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga sa u mësua, rezulton se gruaja 40-vjeçare kishte përfituar nga i mituri duke u lidhur me të, teksa i jepte mësim privat 14-vjeçarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por kur mësoi se kishte ngelur shtatzënë, gruaja vendosi që ta çojë përpara shtatzëninë dhe solli në jetë fëmijën. Prindërit e të miturit pasi mësuan se atësia e foshnjës i atribuohej djalit të tyre, vendosën të bëjnë denoncim ndaj mësueses, shkruan noa.al.

Tashmë autoritetet e Pratos po mundohen të sqarojnë rrethanat, për të zbuluar nëse ka pasur abuzim seksual me të miturin, teksa detajet rreth çështjes janë tejet të rezervuara.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?