Miliarda klikime: 5 këngët që bënë namin një vit më parë!

Duke ju thënë paraprakisht se lista jonë e ardhshme do të përmbledhë hitet shqiptare më të suksesshme të një viti më parë, sot jemi përqëndruar tek këngët e huaja, të cilat i dëgjuam për muaj e muaj me radhë.

Në vendin e pestë: ”Criminal” – Natti Natashi ft. Ozuna

Kënga ”Criminal” u lançua në gusht të vitit të kaluar dhe deri më tani ka grumbulluar rreth 1.4 miliardë klikime duke u renditur në vendin e 47 të 100 këngëve më të klikuara në historinë e YouTube-it.

Natti Natasha ❌ Ozuna - Criminal [Official Video]

Kënga e kënduar nga artistja domenikane Natti Natashi dhe këngëtari nga Puerto Rico, Ozuna, është me ritme reggaeton të përzierë me pop.

Në vendin e katërt: ”Échame la Culpa” – Luis Fonsi ft. Demi Lovato

Sapo u lançua bashkëpunimi i Luis Fonsi-t me Demi Lovato-n, kënga arriti menjëherë të renditej e para në Austri, Lebanon, Slloveni, Spanjë dhe qëndroi në Top10 në Belgjikë, Gjermani, Hungari, Itali, Portugali etj.

Luis Fonsi, Demi Lovato - Échame La Culpa

Fill pas publikimit, në vetëm 24 orë ajo grumbulloi rreth 17 milionë klikime, një rekord ky për Demi-n. Deri më tani, projekti kap shifrën 1.48 miliardë shikime në YouTube.

Në vendin e tretë: ”Mi Gente” – J. Balvin ft. Willi William

Kujt nuk i kujtohet kënga e famshme ”Mi Gente”, një remix i këngës së Willi William-it, ”Voodoo Song”. Billboard e quajti këngën si një shpërthim ngjyrash dhe kërcimesh që bëri bashkë njerëzit anëmbanë botës.

J Balvin, Willy William - Mi Gente (Official Video)

Pas suksesit të jashtëzakonshëm, që deri më tani numëron rreth 1.9 miliardë klikime, u realizua edhe një tjetër video-remix në bashkëpunim me divën e muzikës, Beyonce-n, e cila e performoi në Coachella.

Në vendin e dytë: Shape of You – Ed Sheeran

Fituesja e çmimit Grammy në ceremoninë e 60 për ”Këngën më të mirë pop”, Shape of You mban një tjetër rekord në këtë listë prej 5 këngësh, pasi është e vetmja këngë me kaq shumë klikime që nuk është bashkëpunim si gjithë të tjerat. Ed Sheeran arriti të grumbullonte i vetëm më shumë se 3.6 miliardë klikime në YouTube.

Ed Sheeran - Shape of You (Official Music Video)

Në shtator të një viti më parë, ajo u bë kënga më e dëgjuar në Spotify dhe kënga më e shitur në Britaninë e Bashkuar etj.

Në fakt, u projektua si një bashkëpunim me Rihanna-n, por studioja diskografike e bindi këngëtarin që ta realizonte i vetëm.

Në listën e 10 këngëve më të klikuara në YouTube, ”Shape of You” ndodhet në vendin e tretë; në vendin e dytë është ”See You Again” nga Wiz Khalifa ft. Charlie Puth.

Në vendin e parë: Despacito – Luis Fonsi ft. Daddy Yanke

Nuk besojmë se ka shumë vend për komente në lidhje këngën më të dëgjuar të një viti më parë. Ritmet reggaeton dhe ato të popit latin bënë kaq e kaq njerëz të kërcejnë. Plot 5.34 miliardë klikime grumbullon ky bashkëpunim në YouTube duke u kthyer automatikisht në këngën me më shumë klikime në të gjithë historinë e platformës YouTube.

Luis Fonsi - Despacito ft. Daddy Yankee

Është konsideruar si një ndër këngët më të mira latine të të gjitha kohërave dhe ka arritur të rrëmbejë disa çmime të rëndësishme, si: ”Kënga e Vitit”, ”Kënga me performancën më të mirë” në ceremoninë e 18 të ndarjes së çmimeve Latin Grammy Awards. Gjithashtu ”Despacito” është nominuar edhe në 3 kategori të Grammy Awards – ”Regjistrimi i Vitit”, ”Kënga e Vitit” dhe ”Bashkëpunimi më i mirë”.

 

SHKARKO APP