“Mini-Shengeni Ballkanik”, Kalaja: Pas dështimit me shkëmbimin e territorit

Aktivisti Aulon Kalaja, i është rikthyer debatit për Nini-Shengnin Ballkain, ku thotë se duke dështuar me planin për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, ”renegata pranë Serbisë tani po vënë një plan të ri si formimin e mini-Shengenit Ballkanik, e cila nuk është gjë tjetër veçse një ”Jugosllavi e Re””. Sipas Kalasë, ky ishte një lloj presioni ndaj BE-sës për çeljen e negociatave se në rast se ata nuk na pranojnë, ne sipas Ramës kemi Serbine dhe Rusinë.

Deklarata e plotë

Renegatet prane Beogradit, pasi deshtuan ne menyre shembullore me planin ogurzi te shkembimeve te territoreve mes Serbise dhe Kosoves, tani po vene nje plan te ri ne jete. Formimi i “mini-shengenit ballkanik” nuk eshte gje tjeter vecse nje “Jugosllavi e Re”, qe i jep kredenciale Serbise si shtet lider ne rajon dhe e orienton Shqiperine nga lindja dhe jo nga perendimi.

Behet ne nje moment kur Shqiperia priste “celjen e negociatave” nga Bashkimi Europian dhe perdoret si mjet presioni ndaj BE, se ne rat se ata nuk na pranojne, ne kemi Serbine dhe Rusine, gjithmone sipas Edi Rames, kryeminister ende ne detyre i Shqiperise.

Ky i fundit po ndjek nje axhende personale, te pakonsultuar dhe eshte i paautorizuar nga shqiptaret per keto takime. Kryeministri Rama me se shumti ka takuar lideret serbe se lideret e Kosoves. Per kete arsye po behen edhe reagimet patriotike qytetare, ne cdo qytet te Shqiperise.

Ne jemi kunder “Jugosllavise se Re”. Vokacioni jone eshte perendimi dhe jo lindja. “Per shqiptaret dielli lind ne perendim”

SHKARKO APP