Ministri japonez vonohet 3 minuta në Parlament, opozita bojkot 5 orësh!

Ministri japonez i Olimpiadës, Yoshitaka Sakurada, ka kërkuar falje publike pas mbërritjes tre minuta me vonesë në një takim parlamentar të enjten.

Deputetët e opozitës thanë se vonesa tregoi se ministri nuk respektonte zyrën e tij dhe bojkotuan një takim të komitetit buxhetor për pesë orë në shenjë proteste.

Deputetët opozitarë kanë qenë shumë kritik ndaj Z. Sakurada pas një serie gafash.

Swiss Digital Desktop Reklama

Javën e kaluar, ai tha se ndihej i poshtëruar pas ikjes së notares Rikako Ikee, e cila është diagnostikuar me leuçemi.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ajo është një medalje e artë e mundshme [në Lojërat e Tokios 2020], një atlet në të cilin kemi pritshmëri të mëdha. Jam shumë i zhgënjyer”, u citua të thoshte ai.

Më pas, ai u detyrua të kërkojë falje pasi u kritikua.

Në vitin 2016, ai gjithashtu u përball me kritika të shumta, pasi Z. Sakurada, i cili është gjithashtu ministër i sigurisë kibernetike, tha se kurrë nuk kishte përdorur kompjuter, duke shtuar se ai gjithmonë e kishte deleguar punën tek vartësit e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?