Ministrja e Arsimit i jep fund beqarisë (FOTO)

Prej pak muajsh ajo u emërua ministre e Arsimit në Shqipëri, por me sa duket zemrën Besa Shahini e ka lënë diku në Kosovë gjë që ka vendosur të mos e fshehë më.

Përmes një fotoje të publikuar në profilin e saj në facebook, Besa Shahini shfaqet në zyrën e gjendjes civile teksa firmos martesën e saj me Dardan Molliqajn, sekretar organizativ në Vetëvendosje.

Me sa duket të rinjtë kanë zgjedhur sot vetëm ceremoninë zyrtare, e me siguri kanë planifikuar një dasëm më vonë. Mediat thonë se dasma me familjarë e miq pritet të mbahet në Tiranë.

SHKARKO APP