Miratohet vendimi : Shqipëria hap ambasadë në Australi

Shqipëria do të ngrejë në nivel ambasade përfaqësimin e saj në Australi.  Në mbështetje të ligjit “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, është vendosur hapja e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kanberra, të Australisë.

Ky vendim erdhi si një propozim i i kryeministrit Edi Rama, ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme si dhe nga Këshilli i Ministrave, dhe lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj.

Shpenzimet për hapjen e kësaj ambasade do të përballohen nga buxheti i miratuar për vitin 2019, për Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme. Me zbatimin e këtij vendimi, do të merret Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.

SHKARKO APP