Mirë ja bëtë Bardh Spahisë, la profesionin e mjekut në Itali për të protestuar për vota në Shkodër

Gazetari Simon Shkreli ka reaguar i revoltuar për vendimin e Gjykatës së Shkodrës që la në arrës shtëpie ish-deputetin e PD, Bardh Spahia.

Në një postim në Facebook, Shkreli shkruan se Spahia la profesionin e mjekut në Itali për të kërkuar zgjedhje normale në Shqipëri, ndërsa shton me ironi se ky popullon meriton deputetë hajdutë, si ata që dalin në përgjime.

“Shume mire bëni që e leni ne burg Bardh Spahinë dhe mire ja bëni.

Sepse Bardhi ka faj, pasi la bisturinë e mjekut ne Itali dhe erdhi që të japë një kontribut sado të vogël për një të drejtë elementare që është vota e lirë dhe e ndershme.

BARDH SPAHIJA ESHTE KRIMINEL, kurse Damian Gjiknuri është i ndërshëm bashkë me Pjerin Nderuan, Xhemal Qefaliajn, Vangjush Dakon e shumë të tjerë.

Ju lumtë, sepse po bëni punë të ndershme, po dëboni ata që s’duhen dëbuar dhe po përndjekni ata që duhen mbrojtë. #MeBardhin”,- shkruan Simon Shkeli.

Në foto: Bardh Spahia, i arrestuar në Gjykatën e Shkodrës

SHKARKO APP