“Mirëmëngjesi Evropë”

Nga Anila Rezhda –

Mbas kaq vitesh tërmet politik, ekonomik, social, Evropa “thirret” sot nga vetë historia e saj në kutitë e votimeve për Deputetët e Parlamentit Evropian. Shtetet anëtare të BE-së, sot votojnë përfaqësuesit e tyre në këtë Parlament. 751 kandidatë nga të gjitha shtetet do të ulen në të nesërmen e Evropës në postin e administruesit ndërshtetëror duke përfaqësuar 500 milionë shtetas në 27 vende anëtare. Proporcionalisht me popullsinë e një vendi edhe kandidatët, Greqia 21 përfaqësues. Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme që nga viti 1979 kur filloi ky votim. Në Greqi koiçidojnë edhe me votimet për pushtetin vendor Bashki/Periferi/Apartament Gjeografik i Qytetit (Zonat).

Si kurrë herë njerëzit këtu morën udhët e largëta drejt vend-banimeve ku kanë të drejtat e tyre elektorale. Të gjitha grup moshat, të rinj e të reja, studentë, prindër edhe pensionistë nuk llogaritën fare lodhjen por llogaritën të drejtën e tyre legjitime për në Evropë të Re që na përket dhe përfaqëson të gjithëve. Nuk mjafton ai bashkim tipik dhe institucional, nuk mjaton njëhësimi i monedhës, nuk i mjafton Më askujt një Evropë që sillet me popujt sikur ca janë të nënës dhe ca të njerkës. Kur themi “bashkë” në gëzim dhe vështirësi kjo nuk duhet të mbetet në fjalë.

Popujt Evropianë sot po votojnë nën një trysni psikologjike të paparë pasi, duhet të mendojnë veten, tjetrin, humanizmin e servirur si detyrim duke lënë fëmijën tënd pa bukë dhe kushte në atdheun që lindi dhe ka të drejtën e parë si qytetar i Parë i saj.

Shtetet Evropiane sot më shumë se kurrë janë në aleanca dhe konflikte të hapura ndërshtetërore për hir të Ethnikizmit që është ndjesi e theksuar patriotizmi dhe synon në mirëqenien Vetëm të populli të tij. Evropa sot ka si menu në tryezë 4 pika kyçe : Ekonominë, Emigracionin, Azilin për emigrantët dhe Lëvizjen e Emigrantëve brenda territorit Shengen. Shtetet e fuqishme të BE-së duan vetëm krahë pune njerëzish, pa shume fjalë dhe të drejta. Po ashtu duan të bëjnë komandë duke ndarë detyra dhe urdhra në shtetet anëtare të BE-së që presupozohet se janë me të drejta të barabarta anëtarësimi. Grumbullimi i pasurisë Evropiane Vetëm në duart e Norditëve shqetëson keqmasi popujt, sa më pak të fuqishëm aq më shumë. Asnjë popull Evropian nuk harron se ky kontinent u mbyt në gjak nga dy luftra dhe po ky kontinent lejoi që Ballkani të qëndrojë peng 5 shekullor i pushtimit otoman.

Vënd-Përqëndrimi i Parlamentit Evropian në Strazburg dhe në Bruksel me Sekretari në Luxemburg dhe Bruksel, i Bankës Qëndrore Evropiane në Gjermani, i Gjykatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në Strazburg, i Gjykatës Ndërkombëtare në Hagi të Hollandisë, tregojnë se potencialisht edhe sistemi përzgjedhor mbikqyrin Evropën Lindore. Nuk është faji i kësaj pjese të Evropës (përfshi Ballkan) që ekziston gjeografikisht në zonën më të nxehtë të konflikteve me armë, pasi këto shtete kanë dhe pasuritë më madhore të botës.

Emigracioni u bë tashmë çështje sherri mes shteteve të BE-së për politikat përkatëse që ndoqi gjithësecili. Greqia u quajt e arsyeshme të bëhej mikpritëse e kujdo të ardhuri ndërkohë që Evropianët përzgjodhën refugjatë me kritere të rrepta si arsimimi, dëshmi penaliteti, pozitë shoqërore në vendin prejardhës etj. dhe lanë në kampet e këtushme të gjithë ata që ëndërronin Gjermaninë. Shtete të ndyshme Evropiane përparuan në masa ndëshkuese të rrepta karshi refugjatëve, deri në dhunë, dënim dhe sidomos Bullgaria dhe Kroacia do marrin rekordin e ashpërsisë. Qëndrim refuzimi karshi refugjatëve do bëjë që të ndërtohen politika të ndyshme nga shteti në shtet me debate të ashpra mes tyre.

Sot, askush nuk mund t’i bëjë më bisht vendimmarrjeve për çështjen e emigracionit.

Shtetet anëtare të BE-së do vendosin sëfundmi për kriteret e pranimit në Shengen, azilet që do të jepen për të huajtë, kushtet e reja të lëvizjes në Shengen. Kjo prek imidiatisht vendin tonë pasi jemi ende me lëvizje të përkufizuar vetëm me 3 mujor, ç’ka dihet fare mirë që nuk dalim për turizëm por nevojë jetike ekonomike. Gjithashtu preket edhe për faktin e rëndë se BE-e nuk do zgjerim Më, hë për hë por kjo mund të kthehet në deçizive sapo të mbarojnë zgjedhjet.

Politikisht dhe vetëm ideja ime- mendoj se Italia dhe Greqia, dy vënde që preken direkt nga emigracioni Shqiptar dhe nga situatat në Shqipëri, dhanë sot një mesazh-ultimatum karshi Evropës Qëndrore për atë pjesë të populli tonë që rron përkatësisht në këto dy shtete duke i aprovuar me Ligj dhe Kushtetutë si Kandidatë për zgjedhjet e pushteti Qëndror dhe Vendor. Këto dy shtete Evropiane treguan mes këtij aprovimi se Shqipëria është realitet i vonuar për anëtarësim në BE-e pasi ka mbi 1 milion shtetas të saj Evropinë me të drejtë tashmë vote.Një numër shumë i madh Shqiptarësh kandidatoi dhe është në procedurën përzgjedhëse sot (suksese!). CV-të tona të publikuara, studimet, arsimimet brenda dhe jashtë Greqisë, ecuria personale, familja, niveli kulturor dhe aktivizimi në jetën sociale të Greqisë,shkruajti me gërma në përjetësi emrat tanë, duke qënë kështu dëshmi reale e brezit të parë të emigrantëve që quhet edhe sukses, pasi brezi i dytë është i lindur këtu. Populli Grek dhe Italian u njoh me persona që u politizuan me iniciativë personale, me vullnet dhe dëshirë për më të mirën e popullit ku jetojnë dhe bashkëatdhetarëve të tyre. Kjo pjesëmarrje tregoi qartazi dëshirën e tyre për të folur vetë me zërin e përfaqësuesve të tyre në pushtet. Njgjan dhe me dëshpërim të brendshëm shpirtëror pasi kanë 30-të vjet që nuk votojnë në asnjë nga dy shtetet, ndonëse janë pritës të politikave që shpesh nuk i përfaqësojnë.

Ekonomia na vjen si qershi mbi tortë pasi kjo do vendosi tashmë të ardhmen tonë. Marrja e shpirtit të shtetasve Evropianë në emër të një falimentimi ndërkombëtar!!! të shteteve është një sajesë dhe trillim i Nordikëve. Ata synuan në krijimin e Një shtrese të vetme punëtore&fshatarë që merr aq sa mendojnë ata për ne ndërkohë qe përkatësit në vendet e tyre rrojnë majmshëm.Ku është parë në histori të kesh 1 monedhë unike me 1 milion kritere të ndyshme me çmime të njëjta në mbarë territorin e BE-së!!!Është apsurditet të thuash që unë do komandoj sistemet bankare, të thuash që popujt janë dembelë dhe të nxisësh si kurrë forcat ekstremiste.

Sot Shqipëria dhe Shqiptarët kanë fatin dhe nderin të jenë aty prezent në Evropë ndonëse shteti i tyre ende nuk është anëtar. Janë aty me Përfaqësuesit e tyre, me votën e tyre, me ëndrrat dhe dëshirat e hapura dhe të lira. Këtë dhuratë i bëmë sot popullit tonë Shqiptar ne Emigrantët jashtë kufijve të tij, i siguruam prezencën në Evropë me kandidaturat tona.Nuk pres të numëroj vota.

Vetëm 1 më mjafton. Mjaftohem me veten që me kritere të barabarta isha në listat e votave mes Krerëve të Politikës Greke. Kandidatoj në zonën më reputacive në politikën Greke të Selanikut, aty ku janë të gjithë Kryeministra, Ministra, Deputetë Mbizotëruse e më lart, që është shumë e vështirë të fitosh. Rëndësi ka që isha aty mes Tyre, pa asnjë koment negativ dhe përbuzëse, ironik dhe nominues siç do shpreheshin mediat që reklamojnë vetëm gjak, vrasje, luftë, prostitucion, drogë dhe në rastin konkret dolën kaq bllof. Sigurisht që dhashë dhe do jap llogari para popollit, do të duhet t’i përgjigjem edhe pyetjeve të vështira por kjo është llogjike nëse do të jesh pjesë e pushtetit. Pa debate nuk ka kulmim dhe zgjidhje të problemit.

Sot të gjithë kudo që ndodhemi duhet të presim me ankth dhe të gëzohemi për triumfin e forcave partiake në mbarë Evropën që përfaqësojnë demokracinë në Formën më të Kulturuar të saj. Sot forcat ekstremiste duhet të marrin një përgjigje të ashpër nga popujt dhe ëndrra e Gjermanisë për ushtri të saj duhet të perëndojë bashkë me diellin e kësaj dite.

Historia e deritanishme e BE-e na mësoi se dhuna, egërsia, prodhimi i miliona ligjeve për të përballuar kriminalitetin dhe imoralitetin që zbriti tek moshat minoreve, papunësia, kriza e rëndë ekonomike, trajtimi racist i njerëzve, ishte thjesht fakti se harruam historinë tonë ndaj ajo na’u përsërit në formën më të egër se vetë lufta!!!

Shpresoj dhe besoj se sot do fitojë Demokracia.

Shpresoj se shtresat popullore duhet t’i kthehen punës që bëjnë sipas arsimit të Pakualifikuar që kanë duke lënë Inteligjencën e Popujve të udhëheqin si gjithmonë. Nuk është faji im se duan pushtet pa mbaruar asnjë arsim të lartë, ose kanë arsimim të parë në ëndërr apo të dëshiruar.

Shpresoj për një Evropë të Re ku mbizotëron logjika, harmonia, dija, parimi dhe principi.

Me respekt për Ju,

Anila Rezhda,

Kandidate për Këshillin Bashkiak të Selanikut në zgjedhjet e 2019-tës

SHKARKO APP