MIT projekton maskën që vret me nxehtësi koronavirusin

Maskat për fytyrën po përdoren në të gjithë botën për të provuar dhe mbajtur koronavirusin jashtë vrimave të hundës dhe gojës, pasi kjo është mënyra e tij kryesore për të hyrë në sistemin tonë.

Tani, inxhinierët e MIT (Instituti Teknologjik i Maçaçuses) duan të bëjnë një hap tjetër përpara në luftën kundër COVID-19, dhe jo vetëm duke e mbajtur virusin jashtë, por duke e hequr qafe atë plotësisht. Kështu që ekipi ka dalë me një plan për të krijuar një maskë fytyre që përdor nxehtësinë për të mbajtur larg virusin, dhe më e rëndësishmja, që e zhduk atë.

Plani është që studiuesit e MIT të ndërtojnë një maskë fytyre që ka një rrjetë bakri të ngrohur. Rrjeta do të ndihmonte në ngadalësimin e grimcave virale nga hyrja në sistemin e përdoruesit, si dhe ngrohjen e mjaftueshme për të vrarë virusin.

Maska do të funksionojë me bateri e cila do të shërbejë për të nxehur rrjetën e bakrit deri në 90 gradë celsius. Nëse do të arrijë të komercializohet, sigurisht që do të kushtojë më shumë sesa një maskë tekstili, kirurgjikale apo N95.

/Opinion.al

SHKARKO APP