Mjekët ishin kundër, vajza vendos me operacion bizhuterinë në sy

Një grua në New York mori vendim që të vërë një copë bizhuterie në syrin e saj. Amerika e Oftalmologjisë ishte kundër kësaj procedure. Kristina Kovalevskya është njujorkezja e parë që vizitoi Dr. Emil Chynn në “Park Avenue Laser Vision”, për të vendosur një “zemër të bukur”, rreth 3,5 milimetër , në pjesën e bardhë të syrit të saj të djathtë. “Jam person që i dua ekstremet. Dua që ta mbaj atë në syrin tim për aq kohë sa të jetë e mundur. Më pëlqen shumë, por jam duke u përpjekur që të mësohem me të”, ka thënë ajo pas “operacionit”. Kovalevskya është shprehur e bindur se çdo vajzë dëshiron të provojë diçka të re. Dr. Chynn, profesor në Harvard dheNYU, procedura e vënies së bizhuterisë në sy është bërë me qindra herë në Evropë dhe në Los Angeles, por asnjëherë më parë në New York. Për të filluar procesin e ai injektoi anestezion në sytë e saj, për të mpirë atë. Pastaj bëri një prerje vogël për të bërë vend për copën e bizhuterisë. “Procedura përfshinë një prerje të vogël në mbulesën e hollë të syve. Pastaj aty është futur platinium. Aty nuk ka nevojë për qepje, sepse prerja është e vogël dhe mbyllet vetvetiu për pak ditë”, ka thënë ai. Disa minuta më vonë asaj iu dorëzua një pasqyrë për të parë rezultatin. Ajo mbeti e mahnitur me rezultatin.

SHKARKO APP