Mjeku: Do preferoja që vaksinimi të niste nga 18+, ata e përhapin covidin, moshat e thyera më pak aktive

Në një intervistë për RTV Ora, mjeku Bektash Mandri u shpreh se situata në qendra shëndetësore ka qenë normale lidhe me covidin dhe se ky është rezultat i rënies së agresivitetit të virusit.

Ai tha se për të është më mirë që vaksinimi të nisë nga mosha 18+ që të shkëputet zinxhiri i infektimeve, pasi mosha mbi 80 janë është një moshë jo shumë aktive.

Mandri: Situata në qendrën shëndetësore ka qenë normale. Kjo është rezultat i rënies së agresivitetit të virusit duke iu referuar edhe shifrave. Numri i infektive është ulur goxha dhe gjendje e pacientëve është lehtësuar. Vaksinimi ka pjesën e vet në këtë ulje. Shqipëria ka një rrjet vaksinimi të mrekullueshëm, gjë e cila është e trashëguar. Qeveria ka hapur disa qendra vaksinimi, por edhe sikur ato të mos ishin, vaksinat mund të bëheshin në qendrat shëndetësore. Sigurisht që nuk ka proces pa probleme. Unë personalisht do ta nisja vaksinimin nga 18+ që të shkëpusja zinxhirin e infektimeve, mosha mbi 80 janë është një moshë jo shumë aktive dhe e merr virusin kryesisht në shtëpi.

Shpërndarja e virusit ndodh kryesisht nga ata që kanë aktivitet gjatë ditës. Nëse duam që ta shkëpusim zinxhirin e infektimeve duhet ta nisim nga moshat e reja. Në fakt është bërë ky vaksinim për moshat e vjetra lidhur me vdekshmërinë e personave në moshë. Por duhet pasur parasysh se tashmë virusi i prek në të njëjtët shkallë të gjitha personat, edhe ata që janë të rinj. Kjo  varet edhe nga materiali gjenetik apo nga imuniteti i secilit person. Unë edhe personalisht, por edhe nga pacientë kam vënë re që e ka pasur dikush në familje dhe nuk e ka pasur një anëtar tjetër i familjes.

Mandri shtoi se kryesisht viruset në pjesën e ngrohtë të vitet kanë tendencë që ta ulin virulencën.

Mandri: Viruset vazhdimisht pësojnë mutacione dhe fakti që ka rënë infektueshmëria në shkallë kombëtare, tregon se kemi një mutacion të mirë në vend, ndryshe nga dhjetori e janari. Kryesisht viruset në pjesën e ngrohtë të vitet kanë tendencë që ta ulin virulencën. Sa i përket vaksinave unë i besoj shkencës sepse asnjë komb nuk do që të vrasë njerëzit e vetë. Një vaksinim i popullsisë do të ishte gjëja më e mirë në shkallë kombëtare. Ne kemi shfarosur shumë sëmundje nga moshat pediatrike përmes vaksinimit ndër vite. Sigurisht që vaksina doli shumë shpejt, por e rëndësishme është që të dhënat gjenetike të virusit dolën shpejt po ashtu, duke prodhuar vaksinën. Pfizer ka një avantazh sepse ka një segment ARN që futet në trup dhe krijon imunitet sa herë njihet ky virus.

SHKARKO APP