Mjeku i njohur tallet keq me mënyrën se si Meghan Markle ka zgjedhur të lindë

Meghan Markle këto ditë është kthyer në kryefjalën e mediave ndërkombëtare, pas ajo pritet që ajo të lind këto ditë.

Por mënyra se Meghan Markle ka zgjedhur për të sjellë në jetë fëmijën e saj ka shkaktuar të qeshura tek mjekët në një nga konferencat më të mëdha të gjinekologjisë dhe obstetrikës në botë këtë fundjavë.

E ditur bëhet se  dukesha e Sussex e ka mohuar traditën mbretërore. Ajo ka zgjedhur të lind në shtëpi  me një mami dhe një person tjetër që është trajnuar për këtë gjë, por nuk ka pranuar që të ketë një mjek afër në momentin që do të sjellë në jetë fëmijën e saj.

Vendimi i ish-aktores ka nxitur diskutime rreth planeve alternative të lindjes në mesin e publikut të gjerë.

Po ashtu e  ditur bëhet se zgjedhja e ish-aktores ka ngritur disa pikëpyetje në  mesin e obstetërve më të mirë të botës, të cilët ishin mbledhur në Nashville, Tennessee, për takimin vjetor të Kolegjit Amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve.

Doktori Timothy Draycott ka thënë:

Meghan Markle ka vendosur të lindë në shtëpi…. le të shohim se si shkon kjo. Ajo është 37 vjeç, lindja e parë … Nuk e di. Ne do të duhet të shohim.”

Deklarata e këtij doktori ka bërë shumë mjek të qeshin në takimin vjetor të Kolegjit Amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve.

Timothy Draycott ka qenë i dërguari i Kolegjit Mbretëror të Gjinekologjisë . Ai është dhe profesor në Universitetin e Bristol, si dhe ka marrë edhe një çmim nga Mbretëresha Elisabet në vitin 2014.

SHKARKO APP